FSHF dërgon Sopotin në Grupin e Veriut




























Pas vendimit të FSHF-së që ekipi i Sopotit do të transferohet në Grupin A sezonin 2016-17 në Kategorinë e Parë, ka ardhur menjëherë dhe reagimi i librazhdasve.


- Reagim -

KF Sopoti kundershton brenda cdo rregulli sportiv dergimin me force te skuadres sone ne Grupin e Veriut. Ky vendim eshte krejtesisht i pabazuar dhe arbitrar, i njeanshem dhe tendencioz, per me teper eshte duke u abuzuar me emrin e skuadres sone. Ata qe mendojne se Sopoti do te imponohet nga te tilla mekanizma te ndryshkur, gabohen. KF Sopoti e kundershton me force kete vendim dhe eshte totalisht kunder duke mos u pajtuar me kete vendim akut qe na jep te gjithe te drejten per ta quajtur nje skenar i qarte anti-Sopot. Kerkojme te njohim ne cilin ligj apo kriter eshte bazuar ky vendim, kush e vendosi dicka te tille dhe a eshte pyetur KF Sopoti per nje aprovim te mundshem, pasi eshte e drejta jone te pranojme apo jo kete "katapultim" ? Ftojme te gjitha mediat te na pasqyrojne dhe hetojne me detaje kete padrejtesi qe po i behet skuadres sone. KF Sopoti