Bylis paguan detyrimet ndaj FSHF-së

























Bylis ka paguar sot detyrimet financiare ndaj FSHF-së dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e Kategorisë së Parë për sezonin futbollistik 2016-17, këtë gjë e ka konfirmuar vet ekipi mallakastriot midis faqes zyrtare në facebook.

Statusi i plotë i ekipit të Bylisit në rrjetin social facebook:

''JEMI GATI PER GAREN, ME TE FORTE SE KURRE!!!

E konfirmon klubi, paguhen detyrimet ne FSHF Klubi ballshiot ka paguar te gjitha detyrimet, madje ne masen 100% dhe jo me keste si disa klube te tjera. Ballshiotet brenda afatit kane shlyer detyrimet dhe jane gati per garen dhe sezonin e ri. "Kurre nuk kemi qene dhe do te jemi debitore. Madje si rralle klube nuk kemi pasur dhe nuk kemi e do te kemi ceshtje te atilla kundrejt FSHF-se apo dhe me lojtaret. Bylisi do te vazhdoj te jete nje klub i paster ne kete aspekt dhe korrekt".