Nëser shorti për Kategorinë e Parë
Sektori i Garave, njofton klubet dhe median se nesër në orën 11.00, në sallën e konferencave në Federatën Shqiptare të Futbollit do të hidhet shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë. Ky kampionat do të fillojë të shtunën më datë 19 shtator. Ai ishte shtyrë, pas vendimit qarkullues të Komitetit Ekzekutiv të FSHF, për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve financiare dhe kërkesave të liçensimit. Këtë sezon do të transmetohen direkt 3 ndeshje në jave nga RTSH.