Luftëtari është kampion i Kategorisë së Parë për sezonin 2015-2016. Jugorët triumfuan në finalen e “Qemal Stafës” përballë Korabit nga pika e bardhë e penalltive. 90-minutëshi i kohës së rregullt dhe shtesat ishin mbyllur në barazim të bardhë pa gola. Korabi doli në krye të Grupit A me 62 pikë, ndërsa Luftëtari udhëhoqi me 68 pikë. Të dyja ekipet në fjalë kanë siguruar një vend në Superligë sezonin e ardhshëm.