Luftëtari e Korabi ngjiten në Superiore.
Kampionati i Kategorisë së Parë ka ulur siparin për këtë sezon, duke dhënë edhe verdiktet kryesore. Kështu, Korabi dhe Luftëtari janë shpallur ekipet fituese të Kategorisë se Parë, respektivisht për Grupin A dhe për Grupin B. Korabi fitoi ndeshjen e fundit të javës së 27-të ndaj Adës me rezultatin 0-1 në transfertë, duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me 62 pikë në Grupin A. Nga ana tjetër, Luftëtari triumfoi në Gjirokastër ndaj Apolonisë më shifrat 2-1 në javën e 27-të për ta mbyllur i pari në Grupin B me 65 pikë.
/fshf.org/