Komisioni i Disiplinës vendos për Javën e 2-të


























I mbajtur sot me date 4 Tetor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura. Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS. VENDOSI:


  •  Lojtari i KF “Iliria”, Ledio Doci, per sjellje te keqe ndaj kundershtarit duke e goditur me shkelm, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
  • Zyrtari i FK “Dinamo”, Igli Allmuca, per proteste ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te Nenit 56/1/a, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
  • Lojtari i KF “Dinamo”, Besmir Arifaj dhe lojtari i KF “Elbasani” Aldo bella, per dhune ndaj njeri – tjetrit, denohet secili me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS. 
  • SK “Shkumbini”, per sjellje te gabuar te spektatorve duke hedhur sende brenda rrethimit te fushes se lojes, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes, ne baze te Nenit 66/3/d, sanksionohet me ndalimin e zhvillimit te ndeshjes ne stadiumin perkates per te pakten 8 ndeshje.