Sopoti qahet për gjykimin që Javën e Parë


























Nuk mund të ndodhte ndryshe, Sopoti e nis sezonin e ri pikërisht atje ku e la dhe vitin e kaluar, me akuza dhe kontestime. Pas humbjes së sotme 1-2 ndaj Apolonisë ekipi librazhdas ka reaguar me këtë njoftim-justifikim.

''KF Sopoti reklamon per çdo organ hetues prane Fshf-se dhe Shteteror arbitrimin e sotem te njeanshem. Arbitri kryesore Elidon Halo dhe njeri nga asistentet e tij, pikerisht E.Nelaj, kane qene tendencioz ne arbitrimin e takimit ne favor te skuadres se Apolonise. KF Sopoti reklamon dhe i bene thirrje edhe Delegatit dhe Vezhguesit te ndeshjes B.Pregja dhe K.Hysi te bejne te ditur prane Fshf-se ate qe kane pare te pa influencuar nga te qenurit familje e arbitrave. 1. Penalltia e akorduar per Apolonine: Te shikohet momenti i "faullit" midis Bishajt dhe Dimos, pasi ky faull ishte dukshem jashte zones se 16-te metrave. 2. Momenti ne fundin e ndeshjes ku anesori Nelaj ( i njejti qe mund te ndihmohte edhe ne momentin e 11-metershit jashte zone pjesen e pare) akordon nje pozicion jasht-loje inegzistent ndersa lojtari yne Mumajesi po shkonte i vetem me portierin kundershtar. 3. Ne cdo moment lojtaret e Apolonise kane simuluar dhe vonuar lojen, sipas deshires dhe nuk i eshte terhequr asnje sekond vemendja nga arbitri kryesor duke i privilegjuar ndjeshem. Madje kishte edhe raste kur lojtaret fierak dilnin perpara topit ne cdo goditje standarte te skuadres sone duke mos respektuar distancen dhe nuk jane ndeshkuar me karton te verdhe. - Keto edhe shume njeanshmeri te tjera do te ndiqen hap pas hapi ne cdo rruge juridike. Madje ndaj kryesorit Halo dhe vijerostesit Nela do te kete nje kallezim penal, pasi klubi yne dyshon seriozisht per nje bashkepunim te ngushte pazaresh midis ketyre dy arbitrave te lartpermendur dhe klubit mik. KF Sopoti nuk do te lejoj asnje individ, qofte edhe te sponsorizuar edhe nga rivalet tane, qe te tallet haptazi ne diten me diell me investimet tona. Ftojme te gjitha mediat te pozicionohen ne krah te se vertetes, qofte kjo edhe ne disfavorin tone. Pas pak do te mundohemi t'ju servirim edhe pamjet filmike te regjise se "palaçove" me "xhaketa te zeza" per te demaskuar çdo levizje te tyre perfituese. Kjo histori nuk mbyllet me kaq. 

KF Sopoti''