Përjashtohet Mamurrasi, e zëvëndëson Partizani B
Ikën Mamurrasi dhe vjen në kategorinë e parë të futbollit Partizani B.
Mamurrasi ështe “viktima” e parë e mosplotësimit të kushteve për të marrë pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë. Klubi është përjashtuar nga kjo veprimtari për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve financiare dhe mosplotësimit të kushteve të licencimit. Vendin e Mamurrasit e Merr Partizani B, që do të jetë pjesë e Grupit A. Zyrtarizimi erdhi paraditen e sotme gjatë hedhjes së shortit. Kjo për Partizanin B është një lajm shumë i mirë, jo vetëm për këtë ekip por edhe për klubin në tërësi. Sepse në këtë kategori klubi i Parizanit mund të aktivizojë edhe futbollistë të huaj, gjë që nuk ishte e mundur në kategorinë e dytë. Kategoria e Parë do të ngrejë siparin këtë të shtunë, dy javë më vonë nga parashikimi. Ekipet janë ndarë në grupin e veriut dhe grupin e jugut. Dhe në fund të sezonit do të ketë një formulë të re play-off.