Komisioni i Apelit rikthen Mamurrasin në Kategorinë e Parë


























Ekipi i Mamurrasit do të zëvendësojë Partizanin B në grupin A të Kategorisë së Parë, këtë lajm e konfirmon Federata Shqiptare e Futbollit me njoftim e sotëm zyrtar.

''Komisioni i Apelit të Licensimit pasi u njoh me apelimin e KF Adriatik Mamurras, si dhe provat e e paraqitura nga ky klub për plotësimin e kriterit financiar të licensimit, vendosi të licensojë KF Adriatik Mamurras për pjesëmarrjen në Kampionatin e Kategorisë së Parë të Federatës Shqiptare të Futbollit për sezonin 2016-2017''.