Çudit Partizani B, tërhiqet nga gara ditën e ndeshjes


























Njoftimi zyrtar i Partizanit për tërheqjen nga Kampionati i Kategorisë së Parë

''Skuadra e dytë Partizani B nuk do të konkurojë në Kampionatin e Kategorisë se Parë për sezonin 2016 – 2017. Klubi sqaron se, pasi vlerësuam me shumë seriozitet situatën e krijuar në një hark të limituar kohor prej vetëm tre ditësh, si dhe duke marrë në konsideratë organikën e lojtarëve të afruar, fazat përgatitore të zhvilluara, terrenet e liçensuara sportive në dispozicion, u arrit në konkluzion se niveli i konkurimit të ekipit Partizani B në kampionatin kombëtar të Kategorisë së Parë për sezonin aktual nuk do të ishte në lartësinë e duhur. Për këtë vendim Klubi ka njoftuar zyrtarisht edhe Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke parashtruar argumentet e mësipërme, si dhe duke njoftuar përfundimisht pamundësinë e pjesëmarrjes së ekipit Partizani B në kampionatin kombëtar të Katëgorisë së Parë për sezonin futbollistik 2016/2017.''